Blushi: Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është një votë për (vet)shkarkimin e tyre

Blushi: Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është një votë për (vet)shkarkimin e tyre

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi menjëherë pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai kritikoi këshilltarët e Partisë Socialiste, duke i konsideruar pjesë të një skeme korruptive që ka degraduar administratën e kryeqytetit. Blushi theksoi se ky veprim ishte i domosdoshëm dhe se tani duhet nisur një proces i thellë llogaridhënieje. Ai përmendi edhe disa prej çështjeve të kontestuara, që kanë rënduar politikën dhe menaxhimin e Tiranës. Postimi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi: Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo...