Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nuk votuan pro shkarkimit të kryebashkiakut, kush janë të ‘besuarit’ e Veliajt
VOTIMI TIRANË-Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u miratua me 50 vota pro shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të kryeqytetit kishte edhe mungesa. Tre anëtarë të Partisë Socialiste mungonin dhe nuk morrën pjesë në votim. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm Gaz Paja, Aldo Merkoci, Joleza Koka. Ndërsa këshilltari i opozitës Fabian Topollaj, votoi kundër vendimit. Në sallë nuk është e pranishme as kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, e cila sipas rregullores së brendshme duhet të kishte qenë prezente dhe të drejtonte punimet e mbledhjes. Vendimi për propozimin e shkarkimit duhet të marrë të paktën 31 vota pro nga 61 këshilltarët. Pas kësaj, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës, ndërsa qeveria merr vendimin final për shkarkim./ZËRI