Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet ambasadori i Palestinës në Tiranë

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet ambasadori i Palestinës në Tiranë

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhi në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.  Gazetari theksoi se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.  Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës ndërsa theksoi se shteti palestinez nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës.  “Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ambasadori për Euronews Albania.  Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh...