Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mes incidenteve, Trump sulmon Kinë-Rusi në OKB, mbron Izraelin dhe kërkon Nobelin e Paqes
Shkallët lëvizëse të ngecura dhe telepromteri i prishur nuk e penguan, por e frymëzuan për të sulmuar Kombet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, doli në foltore për t’i treguar mbarë botës se kush komandon rendin global. “Lashë një botë të qetë dhe në paqe, por gjeta krizat më të mëdhaja ndonjëherë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Trump përmendi sërish pretendimin se ndaloi 7 luftëra si presidenti, ndërsa akuzoi OKB se nuk po bën asgjë për të ndihmuar në këtë drejtim. “Cili është qëllimi i Kombeve të Bashkuara? OKB-ja ka një potencial kaq të jashtëzakonshëm, por nuk e përdor atë. Gjithçka çfarë bëjnë është të shkruajnë një letër me fjalë të forta dhe pastaj të mos e ndjekin kurrë atë letër. Janë fjalë boshe...