“Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen”/ Shkarkimi, reagon Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon..

“Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen”/ Shkarkimi, reagon Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon..

Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit. I ftuar në një studio televizive Shehi tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Shehi tha gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij. Ai tha gjithashtu se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt. “Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte...