Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

Një moment i sikletshëm ndodhi pak para fjalimit të presidentit, Donald Trump, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur një defekt teknik ndaloi papritur shkallët lëvizëse në hyrje të ndërtesës. Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, sapo kishin mbërritur dhe po përgatiteshin të ngjiteshin, kur shkallët elektrike u ndalën pa paralajmërim. Çifti u detyrua të vazhdonte ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë dhe pjesëmarrësit u përpoqën të menaxhonin situatën Ngjarja ndodhi në një kohë kur shërbimet sekrete amerikane dhe FBI-ja kishin qenë në gatishmëri të lartë, pas disa sulmeve kibernetike që, sipas raportimeve, kishin vënë në rrezik sistemet e telekomunikacionit dhe internetit të Asamblesë. NOW – Escalator at UN headquarters immediately stops as Trump and Melania step on it shortly...