Rama: Paga mesatare në vitin 2030, në Shqipëri do të shkojë në 1250 euro

Rama: Paga mesatare në vitin 2030, në Shqipëri do të shkojë në 1250 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se paga mesatare në Shqipëri ka pësuar një rritje historike, duke arritur në 830 euro në totalin e saj mes sektorit publik dhe atij privat. Në rubrikën Sy m’Sy në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se në Shqipërinë e 2030-ës, paga mesatare do të jetë 1250 euro. “Vitin 2024 e mbyllëm me një pagë mesatare në sektorin publik prej 1000 eurosh, sipas të dhënave të INSTAT. Objektivi ynë është që në vitin 2030, kjo pagë të arrijë në 1250 euro,” u shpreh Rama. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një fazë të fortë të rritjes ekonomike, çka ka krijuar mundësinë për të rritur ndjeshëm pagat në të gjitha sektorët. Ai theksoi se rritja ka prekur edhe arsimin, ku paga...