Dronë dhe mbi 50 fluturime të anuluara… çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kopenhagen

Dronë dhe mbi 50 fluturime të anuluara… çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kopenhagen

Rreth 50 fluturime janë anuluar dhe po aq të tjera janë devijuar në aeroporte të tjera gjatë një nate kaotike në qiellin e Kopenhagenit, ku në aeroportin e kryeqytetit danez janë vërejtur “3-4 dronë me përmasa të mëdha”, sipas policisë. Këta dronë kanë hyrë dhe dalë nga hapësira ajrore e aeroportit për disa orë, duke shkaktuar ndërprerje serioze në trafikun ajror. Forcat e rendit kanë ndërmarrë masa maksimale për të rikthyer situatën në normalitet. Ndërkohë, edhe në Norvegji është raportuar për dronë që kanë fluturuar mbi një zonë ushtarake pranë Fortesës së Akershus. Dronët u vunë re rreth orës 21:00 nga Forcat e Mbrojtjes norvegjeze. Hapësira ajrore mbi aeroportin e Oslos mbeti e mbyllur për rreth tri orë, duke ndikuar në 12 fluturime. Jens Jespersen,...