Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Barazia gjinore në fokus, PD depoziton ligjin: Të sanksionohet njohja e vetëm dy gjinive
Partia Demokratike ka dalë kundër ndryshimeve në ligjin për barazinë gjinore dhe ka depozituar në Kuvend një projektligj për të njohur në Shqipëri vetëm dy gjini, femër dhe mashkull. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Tritan Shehu, thekson se nisma e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për barazinë gjinore duke njohur edhe gjini të tjera, sipas tij, hedh në erë thelbin e jetës dhe shoqërisë. “Jemi përballë një tentative tinëzare të Ramës & Co, që nëpërmjet një ligji për “barazinë gjinore” të sjellë në Kuvend, kërkojnë të “hedhin në erë” thelbin e jetës, shoqërisë, familjes, konceptin e dy gjinive, mashkull e femër”, shkruan ai. Sipas Shehut, ligj i rilindjes çon në njohjen e dhjetëra gjinive duke futur konceptet LGBT, trans, gay etj, që ngatërrojnë...