Këshilli Bashkiak i Tiranës voton PRO: Erion Veliaj të shkarkohet

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton PRO: Erion Veliaj të shkarkohet

Pas diskutimeve, në formë unamime, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë votuar PRO shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar dhe propozimi i tyre tashmë do të shkojë tek qeveria ”Rama 4”. Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt në fakt është propozim. Ky propozim i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të certifikojë shkarkimin e Erion Veliajt ose jo. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.