Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11 dhjetor 2024 Në mbledhjen e sotme KED, pas verifikimit të saktësisë aritmetike të pikëzimit total për secilin kandidat, sipas vendimeve përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit, ka miratuar listën përfundimtare të renditjes së të gjithë kandidatëve të lejuar për kandidim. Kështu, kandidatët e renditur janë: 1) Asim Vokshi 89.5 pikë 2) Naureda Llagami 89.3 pikë 3) Florian Ballhysa 77.83 pikë 4) Alma Faskaj 77.77 pikë 5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë 6) Alban Toro 74.22 pikë Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit...