Nuk do të votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut, kush janë 3 të ‘besuarit’ e Veliajt

Nuk do të votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut, kush janë 3 të ‘besuarit’ e Veliajt

VOTIMI TIRANË-Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të nisë proceduar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të kryeqytetit ka filluar. Por tre anëtarë të Partisë Socialiste mungojnë dhe nuk do të votojnë pro për shkarkimin e kryebashkiakut. Në këtë mbledhje mungojnë Gaz Paja, Aldo Merkoci, Joleza Koka. Në sallë nuk është e pranishme as kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, e cila sipas rregullores së brendshme duhet të kishte qenë prezente dhe të drejtonte punimet e mbledhjes. Vendimi për propozimin e shkarkimit duhet të marrë të paktën 31 vota pro nga 61 këshilltarët. Pas kësaj, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës, ndërsa qeveria merr vendimin final për shkarkim./ZËRI