PS-PD bashkojnë votat- Erion Veliaj shkarkohet si kryebashkiak

PS-PD bashkojnë votat- Erion Veliaj shkarkohet si kryebashkiak

Erion Veliaj TIRANË-Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për ta shkarkuar kryebashkiakun Erion Veliaj nga detyra, i cili qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 kur dhe u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Vendimi i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave.