Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Ka nisur prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve të kryeqytetit. Gjatë fjalës hapëse, ajo gjithashtu vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai e ka transformuar kryeqytetin. “Kujtojmë të gjithë se ishte tetori i vitit 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm. Ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Sot është dita të marrim...