Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar”/ Topollari-këshilltarëve të PS: Larje hesapesh brenda llojit
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollari e quajti të gabuar procedurën për shkarkimin e Erion Veliajt është e gabuar. Topollari, u shpreh se procedura e zgjedhur është e gabuar dhe ka nuancat e një lufte të brendshme politike. Ai theksoi gjithashtu se Këshilli Bashkiak duhet t’i ishte drejtuar SPAK-ut me kërkesë që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në këtë mbledhje. “Në fakt kjo që jeni duke bërë ju nuk është shkarkimi siç do deshte një kundërshtar politik. Një kundërshtar do donte ta mundte aty ku zhvillohen betejat politike, madje ka trajtat e një lufte brenda llojit. Sepse procedura që kemi zgjedhur për ta shkarkuar është krejtësisht e gabuar, Kushtetuta përcakton që kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm nga Këshilli i Ministrave...