Bardhi pas takimit me opozitën: Emrat për komisionet janë dorëzuar zyrtarisht, nuk do ketë opozitë të heshtur në Kuvend

Bardhi pas takimit me opozitën: Emrat për komisionet janë dorëzuar zyrtarisht, nuk do ketë opozitë të heshtur në Kuvend

Ka përfunduar takimi informal i thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare opozitare, ku pjesë e diskutimit ishte përfaqësimi i Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe ngërçi në Kuvend. Pas takimit, Gazment Bardhi deklaroi se qëllimi ishte konsultimi për delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit. Ai theksoi rëndësinë e përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mblidhet më 29 shtator. “Ky proces duhet të ecë një orë e më parë për të akredituar delegacionin e Parlamentit Shqiptar. Ne kemi dhënë vlerësimet tona për përfaqësimin e opozitës dhe asnjëherë opozita nuk ka munguar në këto takime institucionale”, tha Bardhi. Ai konfirmoi se emrat për komisionet parlamentare janë depozituar zyrtarisht dhe theksoi se opozita...