Shkarkimi i Veliajt ‘ndez’ debat në Këshill, qëndrimi i PD: E prisnim këtë ditë, mori çfarë ka gatuar vetë

Shkarkimi i Veliajt ‘ndez’ debat në Këshill, qëndrimi i PD: E prisnim këtë ditë, mori çfarë ka gatuar vetë

pamje nga mbledhja TIRANË-Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që pritet të vendosë mbi shkarkimin e Erion Veliajt. Ndryshe nga herët e tjera, çështja e shkarkimit të kryebashkiakut ka bërë bashkë opozitën me mazhorancën, pasi anëtarët e secilës palë në Këshill pritet të bashkojnë votat për shkarkimin e tij. Por gjatë fjalës së tyre anëtarët e opozitës nuk i kanë kursyer ironitë për kryebashkiakun, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit. Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka folur me ironi ndaj figurës së Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës. “Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu, sic ja lejon ligji. Unë jam e lumtur që ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për këto vite, këtë gjellë që...