Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura për “themeluesin e prozës moderne shqiptare”

Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura për “themeluesin e prozës moderne shqiptare”

Petro Marku është themeluesi i prozës moderne shqiptare, thekson studiuesi Behar Gjoka, që pas disa vitesh hulumtim në figurën e shkrimtarit vjen me një monografi nën titullin “Shkrimtari i lirisë”. “Nëse do të lexohet sidomos Qyteti i fundit, kryevepra e tij, ky roman përgatiti ardhjen e Gjeneralit të Kadaresë… Është nga ato figura që i ka dhënë shumë publicistikës, i ka dhënë shumë letërsisë, i ka dhënë fjalës së lirë”, shprehet Behar Gjoka, studiues. Për Gjokën, Petro Marko është poeti, dramaturgu, tregimtari, publicist, njeriu që dha gjithçka për letërsinë. “Për mua është pas Migjenit në poezinë shqipe të viteve 30, po ashtu është heshtur që është dramaturg, ndërkohë ka tre tekste dramash që duhet të jenë pjesë e fondit të dramaturgjisë shqipe”, shton ai. Me...