NATO paralajmëron Rusinë që të ndalohen shkeljet e hapësirave ajrore, njofton forcimin e mbrojtjes në lindje

NATO paralajmëron Rusinë që të ndalohen shkeljet e hapësirave ajrore, njofton forcimin e mbrojtjes në lindje

Bota E Martë, 23 Shtator 2025 15:29 NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni. “Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi. “Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”. Në njoftim u shtua se NATO “do të vazhdojë të...