Fati i Veliajt në dorë të Këshillit Bashkiak, del dokumenti i përgatitur për shkarkimin e kryebashkiakut

Fati i Veliajt në dorë të Këshillit Bashkiak, del dokumenti i përgatitur për shkarkimin e kryebashkiakut

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e sotme në orën 16:00 për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Anëtarët socialistë pritet të votojnë shkarkimin e Veliajt. Ntv ka siguruar dokumentin e shkarkimit që është përgatitur për t’u miratuar në mbledhjen e sotme. Më herët ka përfunduar edhe mbledhja e komisionit për Çështjet Ligjore të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u rrëzua kërkesa e Veliajt për të qenë prezent në mbledhjen e sotme.