Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer këtë të martë, 23 shtator, në Orikum, ku ka ndërhyrë për shembjen e dy objekteve në bregdet, të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Sipas pronarëve, ndërhyrja është e paligjshme, pasi objektet e tyre ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Kadastrës (ASHK), ndërkohë që nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen. Ata thonë se kanë kërkuar kohë dhe i janë drejtuar institucioneve, por janë përballur me një “fakt të kryer”. Përveç Inspektoratit Vendor te Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, në aksion morën pjesë edhe forcat e IKMT-së nga Tirana, të mbështetura nga policia me efektive të shumtë në terren.