Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ai e mori këtë detyrë vetëm dy muaj më parë, ndërsa shkaqet e largimit nuk dihen ende. në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo. Paparizo ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada. Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkinë e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht ishte në krye të departamentit të Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008.