No Image Available

Rama njofton nga Vjena: Çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten 2-fish kur të anëtarësohemi në BE

edi rama VJENË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” në Vienë, nga ku ftoi investitorët që të blejnë prona në Shqipëri, pasi deklaroi se çmimet do të rriten. Kreu i qeverisë thekson se, madje çmimet do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndër të tjera, Rama tha se aktualisht sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende.  Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve, ndërsa kryeministri u përgjigj duke thënë se sezoni tashmë është zgjatur, por mbetet për të bërë akoma edhe më shumë.  “Në fakt sezoni po zgjatet tashmë....