PS-PD: “Ok” shkarkimit të Veliajt. Opozita kërkoi që kryebashkiaku i Tiranës të dëgjohet, shumica refuzoi

PS-PD: “Ok” shkarkimit të Veliajt. Opozita kërkoi që kryebashkiaku i Tiranës të dëgjohet, shumica refuzoi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shkarkua me votë unanime në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Drejtësinë Sociale të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit. Mbledhja e komisionit u zhvillua pa praninë e medias dhe zgjati 70 minuta, dhe këshilltarët socialistë dhe demokratë votuan pro shkarkimit të Erion Veliajt me motivin e mungesës për 3 muaj në detyrë. Në mbledhje, këshilltarët e opozitës kërkuan që në kërkesën për shkarkim të përfshihen edhe shkeljet që PD pretendon se Veliaj ka kryer në raport me inceneratorin e Tiranës, apo çështje si dosja 5D, si dhe këmbëngulën që Erion Veliaj duhet të dëgjohet sot në Këshillin Bashkiak. “Eshte e drejta ligjore që të dëgjohet, siç është e drejta jonë t’ia themi në fryrë korrupsionin e tij, s’duam t’ia...