Përfundon mbledhja e deputetëve të PD, caktohen emrat për Komisionet Parlamentare

Përfundon mbledhja e deputetëve të PD, caktohen emrat për Komisionet Parlamentare

Sot është zhvilluar mbledhja e Grupit parlamentar të PD. Janë diskutuar emrat që kjo forcë politike do të dërgojë në Komisionet Parlamentare që i kanë mbetur opozitës. Gjithashtu është diskutuar edhe për emrat për nënkryetarët e grupeve të tjera që janë të caktuara për mazhorancën por që posti i nënkryetarit i takon Partisë Demokratike, si dhe për anëtarët e secilit Komision. Burimet nga mbledhja kanë bërë të ditur se është diskutuar edhe për mënyrën se si do të sillet opozita gjatë votimit për shkarkimin e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë kësaj mbledhje janë përcaktuar edhe temat e diskutimeve që do të mbahen nesër gjatë seancës parlamentare të Kuvendit.