Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

E kujtoj mirë. Kur hynte dikur në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj nuk ecte, por defilonte. Me buzëqeshjen e tij të përhershme, me një karizëm të fabrikuar për kamerat, ai e dinte që çdo votë ishte e tij. Këshilltarët ngriheshin e uleshin si në koreografi. Ligjet kalonin me një të rënë të lapsit. Dhe Tirana humbiste një tjetër hapësirë publike, një tjetër copë historie, një tjetër mundësi për t’u zhvilluar me dinjitet. Sot, i njëjti njeri kërkon të hyjë jo si triumfator, por si i mbaruar. Në sallën ku dikur ndanin pushtetin dhe paratë, do të ndahen fletët që vulosin fundin e tij politik. Të njëjtët mure që panë arrogancën, tani do të dëgjojnë psherëtimat e turpit. Është një kthesë e ashpër, por e paracaktuar:...