Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Diella do të shërbejë dhe qytetari është shefi”, Rama në Vjenë: Prokurimet publike me IA, hap i madh
Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’ që po mbahet në Vjenë, kryeministri Edi Rama foli për ministren e parë AI ‘Diella’ e cila do të asistojë në prokurimet publike por edhe në kërkesat e qytetarëve sa i takon dokumenteve dhe certifikatave. Më tej, Rama tha se prokurimet publike përmes Inteligjencës Artificiale është një hap i madh dhe i ri, si dhe Diella do t’ju shërbejë qytetarëve ndërsa këta të fundit do të jenë ‘shefat’ me kërkesat e tyre. “Është mjaft simbolike ndërkohë ndryshimi simbolik është edhe i Piramidës ku nga terri i së shkuarës është kthyer në zemrën e ndryshimit. Pjesë është përfshirja e teknologjisë që ka krijuar një paradoks në Shqipëri që qeveria ka ecur më parë se sektori privat kur vjen puna te...