Sherr me gërshërë brenda spitalit/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: U zumë për…

Sherr me gërshërë brenda spitalit/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: U zumë për…

Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur sot nga kolegu i tij. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Mikel Osmanit, i cili rrëfeu para oficerëve të policisë se sherri nisi për motive banale. “Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur ai. Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient. Ndërkohë autori është identifikuar si Dashamir Çajka me detyrë mjek radiolog, i cili rezulton dhe president i ekipit të peshengritjes së Kamzës. Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është arratisur. Mësohet se Çajka ka pasur më herët edhe një debat të ashpër me Presidentin e Peshëngritjes, Elez Gjozaj.