Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Injektoi veten 856 herë me helm gjarpërinjsh. Historia e çmendur e njeriut ‘antivenom’
Tim Friede nuk është mjek. As shkencëtar. Ai është një njeri i zakonshëm nga Wisconsin, SHBA por me një qëllim jashtëzakonisht të pazakontë: të zhvillojë imunitet ndaj helmit të gjarprit duke e injektuar vetë dhe më pas të ndihmojë shkencën për të shpëtuar të tjerët. Për 18 vite rresht, Tim e ka injektuar veten me doza të vogla, e më pas gjithnjë e më të mëdha helmi nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë: kobrat, mambat, taipanët, gjarpërinjtë me zile. Në total, ai është ekspozuar ndaj helmit 856 herë një shifër që do të ishte fatale për çdo njeri tjetër. Ai e ka bërë këtë për të ndërtuar rezistencë dhe për të forcuar sistemin imunitar, duke e vënë trupin e tij në kufijtë e jetës e...