Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Plumbi i Artë”/ Alibeaj kërcënon gazetarët në GJKKO: Ose unë ose ata në seancë
Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se mediat kanë insinuuar duke prekur atë dhe familjen e tij në aspektin moral. Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do të përsëritet e njëjta gjë, atij do t’i duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancën e ardhshme të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës. “I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë. Në rast se do të përsëritet, do të ketë vetëm një zgjidhje, ose unë ose ata në seancë. Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në...