Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I vodhi kredencialet e rrjeteve sociale dhe hapi llogari të reja me fotot e 23-vjeçares, arrestohet i riu në Tiranë
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur kredencialet e llogarisë në rrjetet sociale një 23-vjeçareje dhe më pas ka hapur profile të reja, duke përdoruar fotot dhe videot e së resë. Policia bën me dije se 25-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit “The ghost”. Ndërsa po ashtu ‘blutë’ bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe dy celularët ku u gjetën aktive llogaritë false në rrjetet sociale. “Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët...