Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti i keq vazhdon në të gjithë Italinë, rrugë të përmbytura dhe makina të zhytura në ujë
Nga veriu në jug, cikloni i fillimit të vjeshtës po godet të gjithë Italinë me shira të rrëmbyeshëm. Meteorologët italianë konfirmon përkeqësimin e rëndë edhe në Italinë qendrore, veçanërisht në bregdetin tirren dhe në pjesë të jugut. Një stuhi e dhunshme goditi ishullin e Ischias pak pas orës 8:30 të mëngjesit, duke sjellë sasi të mëdha shiu në më pak se një orë, duke shkaktuar njëkohësisht edhe stuhi të plotë me rrufe. Intensiteti i reshjeve shkaktoi probleme në të gjithë ishullin, me përmbytje të shumta, rrugë të pakalueshme, automjete të zhytura në ujë dhe dhjetëra thirrje në departamentin e zjarrfikësve të ishullit. Disa komuna në ishull po lëshojnë paralajmërime për banorët, duke i këshilluar ata të kërkojnë strehim dhe të pezullojnë të gjitha aktivitetet në...