EMRAT / Ministrja Sala nis lëvizjet! Ish-kreu i Tatimeve të Berishës merr drejtimin e FSDKSH

EMRAT / Ministrja Sala nis lëvizjet! Ish-kreu i Tatimeve të Berishës merr drejtimin e FSDKSH

Spartak Zekja largohet nga detyra si Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Burimet bëjnë me dije se në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, një emër i njohur nga administrata tatimore në të kaluarën. Papajani ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Tatimeve gjatë kohës së qeverisjes nga Partia Demokratike. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Gazetarja Alma Demiraj raporton se është larguar nga detyra Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Sakaq mësohet se në krye të FSDKSh (Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor) pritet të emerohet Artur Papajani, ish drejtor i tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet. Prezantimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00.