Shkarkimi i Veliajt, Teliti i PD: Do votojmë pro, por duhet të dëgjohet në Këshill që nesër të mos e përdorë për t’u rikthyer në detyrë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti i PD: Do votojmë pro, por duhet të dëgjohet në Këshill që nesër të mos e përdorë për t’u rikthyer në detyrë

Dorian Teliti: Qëndrimi i opozitës që në fillim ka qenë për shkarkimin e tij. Por kërkojmë që largimi të jetë ligjor që nesër mos të bëhet në instrument për Erion Veliajn që të qëndrojë në krye të detyrës. Pra opozita kërkon që ta shkarkojë, por t’i vendosë traun rikthimit të tij. Opozita kërkon që qytetari të dëgjohet dhe ai të jetë prezent në sallë që të ndiqet procedura siç e kërkon kushtetuta. Insistimi ynë në këtë çështje është thjeshtë për faktin se nesër, mos zbatimi i procedurës administrative do i japë një instrument ligjor atij. Edhe i burgosuri i përjetshëm ka të drejtë të dëgjohet. I pandehuri Erion Veliaj, pa dyshim që sot do të shkarkohet nga posti i kryetarit, por shkarkimi duhet të bëhet...