Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi 19-vjeçar që drejtonte mjetin arrestohet nga policia

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi 19-vjeçar që drejtonte mjetin arrestohet nga policia

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pjezë, Shijak, rreth orës 23:55, ku një i ri humbi jetën si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve. Policia bën me dije se drejtuesi i njërit prej automjeteve, Flavio Rexhepi, 19 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. LEXO EDHE: Aksident tragjik në Pjezë të Durrësit, humb jetën një 26-vjeçar Ai po drejtonte një Volkswagen që u përplas me një Ford, të cilin e drejtonte Geraldo Krrashi, 26 vjeç, banues në Sukth. Fatkeqësisht, Krrashi ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë. Drejtuesi i Volkswagen-it, Flavio Rexhepi, u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë. LEXO EDHE: Aksidenti...