Raporti i Gallup: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihet e sigurtë

Raporti i Gallup: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihet e sigurtë

Foto ilustruese Viti 2024 ësht viti i shënuar për konfliktet globale dhe dy luftërat më të madhe, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurt në vendet e tyre si kurrë më parë. Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë "Siguria Globale 2025", e cila prej vitit 2006 kryen studime për sigurinë në botë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën raportojnë se ndihen të sigurt aty ku jetojnë. CEO i kësaj organizate, Jon Clifton është shprehur se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta. "Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit në të gjithë botën po ndërtojnë komunitete më të sigurta nga themelet....