Shkarkimi i Erion Veliajt, zbulohet projekt-vendimi që pritet të miratojë Këshilli Bashkiak i Tiranës

Shkarkimi i Erion Veliajt, zbulohet projekt-vendimi që pritet të miratojë Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet sot në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut. Eshte siguruar dokumenti për propozimin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi këshilltarët socialistë duket se kanë bërë gati projekt vendimin vendimin për shkarkimin e Veliajt. Këshilli Bashkiak do të mblidhet sot për të propozuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj. Prej miratimit të ndarjes së re territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky është rasti i parë që këshilltarët do t’i propozojnë qeverisë shkarkimin e një kryetari bashkie. Në orën 10:00 u mblodh së pari Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, i cili do të shqyrtojë kërkesën e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak. Kërkesa, e...