Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Do votojmë pro shkarkimit”, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në Bashki se vendimi i PS-së për të mos lejuar praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij është i padrejtë dhe i jep mundësinë atij të rikthehet në detyrë me vendim gjykate dhe të përfitojë dëmshpërblim të majmë, nëse e çon çështjen në Strasburg. “Sot Erion Veliaj do të shkarkohet, nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë. Ne kemi muaj që protestojmë para Bashkisë, sigurisht që do ta votojmë shkarkimin e tij. Por i pandehuri Erion Veliaj ka të drejtën e tij të flasë para këshillit. Edhe ne duam t’ia përplasim në fytyrë abuzimin dhe korrupsionin...