Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do të postoj fotot në rrjete sociale”/ Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para
Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënonte një 23-vjeçare se do t’i publikonte fotot e saj në rrjetet sociale. Sipas uniformave blu, i riu nga Burreli, shtetasi me iniciale B.K., i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së 23-vjeçares në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kërcënonte për t’i dhënë para. Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale. Njoftimi: Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari. Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta. Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë...