Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e regjisorit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Enver Petrovci. Berisha shkruan se ‘Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.’ “Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci. Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë. Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit. Duke shprehur ngushëllimet e mia më...