Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pak para nisjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës për Veliajn, mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së
Mblidhet sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 12:00, në selinë e PD-së. Kjo mbledhje vjen pak orë para se Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet në një seancë, ku në fokus është shkarkimi apo jo i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mbledhjen e demokratëve, do të diskutohet padyshim për qëndrimin në Këshill, edhe pse PD e ka shprehur qëndrimin pro për shkarkimin e Veliajt. Kujtojmë se PD është shprehur pro pranisë së Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.