VIDEO / Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB, reagon Presidenca turke

VIDEO / Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB, reagon Presidenca turke

Mediat turke raportojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hasi probleme me mikrofonin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Konkretisht, teksa presidenti turk po fliste për Palestinën dhe masakrën e dhunën që vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në Gaza nga Izraeli, audio u ndal.Kjo ndërprerje e audios zemëroi median turke, e cila e  cilësoi atë “sabotim të qëllimshëm”. Por më pas në një deklaratë për media reagoi Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, duke sqaruar se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk u ndërpre gjatë fjalimit të tij mbi Palestinën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. “Fjalimeve të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive u jepen 5 minuta, ndërsa folësve të tjerë u jepen 3 minuta”, thuhet në njoftim....