Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
A do të shkarkohet Erion Veliaj? Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet sot për të votuar propozimin e socialistëve
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të propozuar shkarkimin e kryetarit te bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj. Në orën 10:00 do të mblidhet së pari komisioni i çështjeve ligjore dhe drejtësisë sociale, i cili do të shqyrtojë kërkesën e anëtarëve socialistë të këshillit bashkiak. Kërkesa, e firmosur nga grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendos si motiv për shkarkimin nenin 62 te ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur: propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Keshilltarët argumentojnë se prej datës 10 shkurt që Erion Veliaj është arrestuar kryeqyteti nuk ka kryetarin e zgjedhur dhe Tirana ka nevojë për një kryetar në detyrë,...