Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trump thirrje grave shtatzënë: Mos e pini paracetamolin, pse në Kubë nuk ka autizëm?
donald trump gjate konferences SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik. Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzënisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim. I shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr. dhe kreu i Qendrave për Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, Presidenti Trump ia hodhi fajin kryesor për rritjen e shkallës së autizmit qetësuesit të zakonshëm të dhimbjeve, i cili njihet edhe me emrin e tij të markës, Tylenol. “Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump....