Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Alimehmeti: Ja kur do të kandidoj për bashkinë e Tiranës
Gara e vërtetë politike e Partisë Demokratike janë zgjedhjet e 2027-ës, sipas këshilltarit demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti. Alimehmeti është një nga të përfolurit për t’u propozuar si garues për mandatin e kryebashkiakut në zgjedhjet e ardhshme lokale, por deri atëherë qyteti mund të shkojë edhe në një garë të pjesshme nëse do të shkarkohej kryetari aktual. Në emisionin “3D”, këshilltari demokrat tha se ai nuk do të ishte i prirë të merrte pjesë në një garë të pjesshme, por mund ta merrte parasysh si mundësi në 2027-ën, kur të 61 bashkitë do të jenë për votim. “Këto janë zgjedhje të pjesshme, ku nuk garohet as në ekip, se Këshilli Bashkiak vazhdon deri në 2027-ën, nuk garohet as me program, se një...