Shkullaku: Rama vendos se kur do të shkarkohet Veliajt, pushtetin e ka vetëm ai

Shkullaku: Rama vendos se kur do të shkarkohet Veliajt, pushtetin e ka vetëm ai

Analisti Armand Shkullaku duke komentuar luftën e ftohtë mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe shkarkimin e pritshëm gjatë ditës së nesërme, deklaroi se, largimi i kryebashkiakut është vendosur vetëm nga Rama. Gjatë bisedës, Shkullaku u shpreh se, Rama vendos për çdo gjë dhe nuk do të ja dijë për pushtetet e tjera. ‘Qorrsokaku më i madh është të diskutosh në një vend, ku një njeri i vetëm kontrollon gjithë pushtetet, a është ligjore shkarkimi, apo nuk është ligjor shkarkimi i Erion Veliajt. A duhej hequr imuniteti i Sali Berishës për masën e ndalimit, apo duhej marrë leje në parlament, apo SPAK me bënte drejtpërdrejt. Kujt i takon vula e PD, etj. Unë e kam quajtur edhe skizofreni tonë, kur një njeri jep urdhër dhe...