Shkeli lejen e miratuar/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

Shkeli lejen e miratuar/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona për shkelje të rëndë ligjore në ndërtim në lagjen “Kongresi” të Bashkisë Lushnje.  Shtetasi N.Q., ndërtues i objektit, akuzohet për “Ndërtim të paligjshëm”, pasi realizoi punime që tejkalonin 77% të sipërfaqes së lejuar, ose 276.6 m² mbi kufirin e miratuar.  Prokuroria ka vënë në shënjestër edhe autoritetet inspektuese vendore: Gj.M, kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Lushnje, për “Shpërdorim detyre”, dhe E.S, ekspert, për “Ekspertim të rremë”, pasi dokumentet e ekspertimit nuk reflektonin sipërfaqen reale të ndërtimit.  Sipas hetimeve, struktura e inspektimit në Bashkinë Lushnje nuk kishte kryer kontrollin e duhur gjatë ndërtimit, duke lejuar tejkalimin e lejes së miratuar.  Eksperti i përfshirë paraqiti të dhëna të pasakta për sipërfaqen e ndërtuar,...