Kapet me kanabis dhe kokainë të ndara në 4 ambalazhime plastike në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Kapet me kanabis dhe kokainë të ndara në 4 ambalazhime plastike në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap në automjet me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë Ervis Vulo dhe rezulton të jetë punonjës i IEVP Fier. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: •  ...