E burgosura humb jetën në reanimacionin e QSUT-së, ishte dënuar për dhunë në familje

E burgosura humb jetën në reanimacionin e QSUT-së, ishte dënuar për dhunë në familje

Një e dënuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Reanimacionin Qendror të QSUT ku ishte shtruar me urgjencë. Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020. Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë. Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të...