Hangari i helikopterëve në Farkë i përuruar disa herë, “përpin” edhe 500 mijë euro shtesë

Hangari i helikopterëve në Farkë i përuruar disa herë, “përpin” edhe 500 mijë euro shtesë

Një shumë prej 500 mijë euro është “bakshishi” i Ministrisë së Mbrojtjes për firmat që ndërtuan hangarin e helikopterëve në Farkë. Një investim i disa viteve më parë, i cili është vizituar dhe “përuruar” disa herë nga krerët e shtetit. Në Farkë ka shkuar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa investimi është reklamuar edhe disa herë nga kryeministri Edi Rama. Por, kur dukej se investimi do të ishte funksional, për shkak të këtyre përurimeve dhe vizitave, ministria e Mbrojtjes ka akorduar një tjetër shumë për ta përfunduar. Shuma është një shtesë kontrate për firmat fituese, të cilat “shpërblehen” për punë të mirë. Nëse investimi është përuruar dhe është funksional, për çfarë arsye jepet shtesë kontrate? Faksimile: Njoftimi i Komandës së Forcave Ajrore për shtesën e...